-Advertisement-
Ngavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së, Musliu kundërshton arsyetimin - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Ngavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së, Musliu kundërshton arsyetimin

11:11 | 26 November 2026 Autori: Infokusi

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se procesi i intervistimit për anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nuk ka rezultuar me kandidatë që mund të propozohen në Kuvend.

Nagavci ka shpjeguar se janë zhvilluar intervistat për kandidatët nga komuniteti shqiptar, komuniteti joshumicë jo-serb dhe komuniteti shumicë serb, por për disa pozita nuk është arritur të sigurohet kandidaturë që plotëson kushtet për t’u proceduar në seancë.

Ajo ka bërë të ditur se procesi do të vazhdojë me propozimin e nga dy kandidatëve për pozitat që u takojnë komuniteteve joshumicë jo-shqiptare dhe komunitetit shumicë serb, ndërsa Kuvendi do të votojë për një anëtar për secilën pozitë.

“Dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti joshumicë jo serb dhe një anëtar nga komuniteti shumicë serb kanë zhvilluar intervistimet… vlen të përmendet se gjatë intervistave që janë zhvilluar nuk kemi arritur të kemi kandidatë që plotësojnë kriteret për t’u prezantuar në seancë, do të vazhdojmë me propozimet vetëm për anëtarët nga komuniteti joshumicë jo shqiptar dhe jo shumicë jo serb, gjithsej nga dy propozime për të dy rastet për një anëtar që do të votohet”, ka deklaruar mes tjerash Nagavci.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se kandidatët nga komuniteti shumicë shqiptar nuk janë eliminuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve, por janë tërhequr nga gara.

“Nuk është që nuk i kanë plotësuar kriteret kandidatët e shumicës shqiptare, por janë tërhequr të gjithë nga gara”, ka potencuar mes tjerash Musliu.

Nga: Infokusi
Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy