Lajme

Deliu kritikon VV-në pas votimit kundër rezolutës për mungesën e barnave onkologjike

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 26 November 2026

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi rezolutën që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

Deliu ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një ditë më parë kishin folur për sukseset në shëndetësi, ndërsa sot votuan kundër rezolutës.

“Dje na folën për sukseset në shëndetësi. Sot votuan kundër një rezolute që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

-Advertisement-

Kërkuam që pacientëve të mos u ndërpriten terapitë, që të shqyrtohet rimbursimi i atyre që i kanë blerë barnat me paratë e tyre dhe që institucionet të japin përgjegjësi për mungesat.

Vetëvendosje votoi kundër.

Si ua shpjegojnë këtë votë familjeve që po përballen edhe me sëmundjen, edhe me pamundësinë financiare për ta trajtuar atë?”, ka shkruar Deliu.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy