Kosova kërkon ta mbyllë vitin me rezultat pozitiv, Dardanët përballen sonte me Irlandën
Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 17 November 2026
Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për këtë vit, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku në udhëtim do të përballet me Republikën e Irlandës.
Dardanët do të zbresin në fushën e stadiumit “Aviva” në Dublin, me synimin për të marrë rezultat pozitiv dhe për ta përmbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në pozitën e dytë të Grupit B3.
Kosova aktualisht renditet e dyta me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që gjendet në pozitën e tretë me pesë pikë. Austria tashmë e ka siguruar vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me tri pikë.
Përballja e sontme ka rëndësi të veçantë për të dyja përfaqësueset. Irlandezët janë të detyruar të fitojnë për ta kaluar Kosovën në tabelë dhe për të siguruar pozitën e dytë, e cila dërgon në plejofin për promovim në Ligën A.
Në anën tjetër, Kosovës i mjafton edhe një barazim për ta ruajtur pozitën e dytë dhe për ta siguruar pjesëmarrjen në plejofin për promovim.
Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Prishtinë, Kosova kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0, duke dëshmuar se mund të përballet me sukses me irlandezët.
Megjithatë, forma e fundit e Dardanëve ka qenë më pak bindëse sa i përket rezultateve, pasi tri ndeshjet e fundit janë mbyllur me barazime. Në takimin e fundit, Kosova barazoi pa gola me Izraelin në Debrecen, pavarësisht rasteve të krijuara.
Përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollistët e tij synojnë që këtë herë të rikthehen te fitorja, por përballë do të kenë një kundërshtar që luan para tifozëve të vet dhe që nuk ka alternativë tjetër përveç triumfit.
Ndeshja Republikë e Irlandës – Kosovë zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Aviva” të Dublinit.

T� tjera
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...





























