Sport

Florentina Kallaba përfaqëson Kosovën në play-off-in e Evropianit!

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 27 November 2026

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ishte pjesë e ekipit të arbitrave në ndeshjen Finlandë–Norvegji, të vlefshme për play-off-in e UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

Kallaba e ushtroi rolin e gjyqtares së tretë në takimin e zhvilluar më 24 nëntor në Finlandë, të cilin vendësit e fituan 3:1. Finlanda avancoi në Evropian me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Një tjetër angazhim i rëndësishëm ndërkombëtar për Kallabën dhe një përfaqësim dinjitoz i gjyqtarëve kosovarë në futsallin evropian!

-Advertisement-

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy