Lajme

Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 27 November 2026

Një zyrtar i Postës në Rahovec është arrestuar pasi dyshohet se ka përvetësuar mbi 10 mijë euro nga qarkullimi ditor i dy zyrave postare.

Ai dyshohet për veprën penale “përvetësim në detyrë”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjakovë, ka pranuar informacione se një person i dyshuar ka dështuar të raportonte mjetet e qarkullimit ditor për dy pika postare në komunën e Rahovecit, të cilat thuhet se i njëjti dyshohet se i kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

-Advertisement-

“Sipas informatave të pranuara i dyshuari mashkull kosovar nga datat 19 dhe 20.10.2026 kishte përvetësuar nga qarkullimi ditor i zyrave postare shumën prej 10,146.12€ (dhjetë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë euro e dymbëdhjetë cent)”, thuhet në njoftim.

Bazuar në autorizimin e pranuar nga Prokuroria Themelore Gjakovë nga njësitë përkatëse policore janë ndërmarrë veprimeve hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit, ku si rrjedhojë janë siguruar prova që dëshmojnë se i dyshuari ka kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”.

I dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencën e avokatit dhe me aktvendim të prokurorit kompetent ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy