-Advertisement-
Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë

12:39 | 27 November 2026 Autori: Infokusi

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Forcës, ka shprehur krenarinë për fuqizimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo tha se pamja e vajzave dhe djemve me uniformën e FSK-së ua kujton edhe ata që shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por që fatkeqësisht nuk jetojnë për ta parë fuqizimin e ushtrisë së sotme.

“Është krenari, për sa kohë pamë që ushtria jonë në vazhdimësi po fuqizohet me armatim. Kur shohim vajzat e djemtë e ushtrisë tonë teksa mbajnë të veshur uniformën e FSK-së, natyrisht që na shkon mendja te ata që shërbyen me devotshmëri në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Fatkeqësisht sot nuk mund ta shohin se sa e fortë është ushtria jonë, sa e fortë është ushtria e Kosovës.

”Ajo përmendi edhe synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, krahas aleatëve dhe partnerëve që kanë kontribuar në zhvillimin e historisë së Republikës së Kosovës.

“Si institucionet e Republikës së Kosovës, për sigurinë e fëmijëve, për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, për brezat që po vijnë, do të vazhdojmë angazhimin që ta forcojmë ushtrinë tonë, e që Republika e Kosovës të jetë edhe anëtare e NATO-s, pikërisht krah aleatëve, partnerëve që bashkërisht me ne e kanë zhvilluar historinë e Republikës së Kosovës.

”Në fund, Haxhiu nderoi të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa uroi Ditën e Forcës dhe 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

“Nderim dhe respekt të gjithë atyre që dhanë jetën, që sot ne jemi shtet i pavarur e të jemi të lirë, e po ashtu më lejoni që të uroj Ditën e Forcës, pra 27 nëntorin, por edhe 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit”.

Nga: Infokusi
Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy