Lajme

Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajt me ar*më zja*rri, arrestohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 27 November 2026

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Pas këtij incidenti, Policia ka arritur të ndalojë veturën e të dyshuarve dhe të arrestojë tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas informacioneve të publikuara nga Insajderi, brenda veturës së të dyshuarve dyshohet se janë gjetur edhe substanca narkotike.

-Advertisement-

Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar se policët kanë ndjekur të dyshuarit, duke e përshkruar gjithë situatën si një “ngjarje nëpër filma”.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen disa zyrtarë policorë dhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Ndalimin e veturës dhe arrestimin e tre personave e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy