Shiroka Pula takon Begajn në Ohër: Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të veçanta
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 27 November 2026
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.
Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar lidhjet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas saj, janë të rrënjosura në histori, gjuhë, kulturë dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët.
Ajo ka vlerësuar se të dy shtetet janë të bashkuara nga e njëjta frymë dhe se nuk ka asgjë që i ndan, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për orientimin strategjik të të dyja vendeve.
Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian mbeten ndër prioritetet kryesore të vendit.
Ajo ka vlerësuar përvojën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe përparimin e saj në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy vendeve.
Shiroka Pula ka theksuar gjithashtu se marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të përkthehen në bashkëpunim konkret në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Sipas saj, Shqipëria është vendi me të cilin Kosova ka nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë duke u zbatuar.

T� tjera
-
Fëmijët të parët në radhë, FSK-ja hap dyert për qytetarët në Ditën e Forcës
Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur sot dyert e kazermave për qytetarët, në ...
-
Kos: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecur...
-
Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë p...
-
Ymeri: Shtëpitë në Ujman po dalin të jenë më të rëndësishme se mushkëritë dhe uji për ne
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ...
-
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e ...
-
Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shte...
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...

































