Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdarit iu dërgua ftesa në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 27 November 2026
Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në seancën e së premtes preznet ka qenë vetëm i pandehuri Hafiz Gara.
Për Hajdarin, gjyqtari Avni Syla, ka thënë se ftesa i është dërguar në adresën që i është dhënë nga ajo, Kuvendin e Kosovës. Mirëpo ai ka thënë se Gjykata është njoftuar se ajo nuk është më në vendin e punës, Hajdari nuk është deputete në këtë legjislaturë.
Sipas gjyqtarit i pandehuri Irfan Lipovica ka kërkuar që të shtyhet seanca meqë është në një udhëtim jashtë vendit.
Ndërkohë që i akuzuari Ridvan Muharremi, ka munguar për shkak të një operimi dhe gjyqtari ka thënë se ka të pamundur të marrë pjesë në seancën e sotme.
Në këtë rast, krahas Hajdarit, për keqpërdorim detyre akuzohen edhe zyrtarët e Ministrisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, si dhe për ndihmë në kryerjen e veprës penale akuzohet afaristi Ridvan Muharremi.
Në mars të këtij viti Gjykata Themlore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën në rastin e njohur si “Rezerva shtetërore”.
Bazuar në aktakuzë, Hajdari, Lipovica e Gara dyshohet se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur me qëllim detyrat zyrtare gjatë muajve shkurt e mars të 2022-tës, me qëllim që t’u krijojnë fitim pasuror personave të tjerë, duke i shkaktuar buxhetit dëm prej rreth 3 milionë eurove. E i akuzuari i katërt, Muharremi, akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës.
Në aktakuzë theksohet se buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 3 milionë euro si pasojë e veprimeve të të akuzuarve me sasi të vajit, miellit e sheqerit, me të cilat nuk është furnizuar rezerva shtetërore.
Bazuar në aktin akuzues, Ligji për Rezervat shtetërore parasheh furnizim me procedurë të hapur, porse të akuzuarit e bënë këtë me procedurë të mbyllur.
Lidhur me këtë rast, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audioincizimeve, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Më vonë, ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

T� tjera
-
Ymeri: Shtëpitë në Ujman po dalin të jenë më të rëndësishme se mushkëritë dhe uji për ne
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ...
-
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e ...
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rënda
Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e vepr...



































