Lajme

Në prag të 28 Nëntorit, Aleanca me homazhe në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 27 November 2026

Aleanca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në prag të 28 Nëntorit, për të nderuar komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi, kjo parti ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari, e udhëhequr nga Adem Jashari, përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së re të Kosovës.

“Në Prekaz, kjo datë merr një kuptim edhe më të thellë. Sakrifica e familjes Jashari, e udhëhequr nga Adem Jashari, është një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë të re.

-Advertisement-

Për ne, kujtesa historike nuk është vetëm nderim për të kaluarën. Është detyrimi ynë që sakrificën e dëshmorëve ta nderojmë duke ndërtuar institucione të forta, duke ruajtur unitetin dhe duke punuar për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve janë vlera të pacenueshme”.

Aleanca ka përmbyllur mesazhin me urimin për 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe në mbarë botën, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që ranë për liri.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy