Eskalon debati për Bordin e RTK-së, Zemaj dhe deputeti i VV-së me akuza personale
Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 26 November 2026
Debati për përbërjen e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka eskaluar në përplasje personale mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në replikën e tij gjatë diskutimit ka vënë në pikëpyetje shkollimin dhe përgatitjen profesionale të deputetit të Vetëvendosjes, Alban Bajrami.
“Cili është shkollimi i tij, cila është përgatitja profesionale, cili është edukimi i tij në kuptimin institucional derisa ka ardhur deputet?”, ka deklaruar Zemaj.
Ndaj këtyre komenteve ka reaguar Bajrami, i cili mori fjalën në Kuvend.
“Nuk ke të drejtë të ofendosh. Sa i përket punës sime në institucione, unë jam zgjedhur deputet kur i kam pasur 27 vjet. Edhe në kohën tuaj, po të kishe pasur kartelë të Vetëvendosjes, rojtar s’të kishin lënë te dera”, është shprehur Bajrami.
Pas kësaj përplasjeje ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ia ka ndërprerë fjalën deputetit Bajrami, duke shprehur pakënaqësi për zhvendosjen e debatit në çështje personale.
“Çuditem si hyni në debate të panevojshme, sinqerisht, s’kam koment”, ka thënë Haxhiu.

T� tjera
-
Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e mir...
-
Në listën e Çekut për Këshillin e Shkencës edhe ish-kandidatja e VV-së për deputete
Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendos...
-
“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një e...
-
“Nuk ka integritet, ka preferenca politike”, Kadrijaj kritikon procesin e përzgjedhjes së bordeve
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së ...
-
Kuvendi miraton përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Shkencës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar t...
-
Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë
Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e sotme me përkujtimin e daljes së parë ...
-
Bajrami demanton Kurtin për punësimin: 74 për qind e grave dhe 40 për qind e burrave jashtë tregut të punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ...
-
Ngavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së, Musliu kundërshton arsyetimin
Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se procesi i interv...
-
Nuk kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën nga mocioni përmbajtës...
-
Deliu kritikon VV-në pas votimit kundër rezolutës për mungesën e barnave onkologjike
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e mir...
-
Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit...
-
Kuvendi nuk e miraton rezolutën për mungesën e barnave onkologjike
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën e dalë nga interpelanc...


































