Lajme

Reshjet e dendura turbullojnë ujin, KRU Gjakova: Uji në Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet për pije

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 26 November 2026

Uji i ujësjellësit në zonat e furnizimit në Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, pas rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Kështu ka njoftuar KRU “Gjakova”, duke bërë të ditur se uji në këto dy zona mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike, deri në një njoftim të radhës.

Sipas kompanisë, ekipet janë duke monitoruar vazhdimisht cilësinë e ujit, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të situatës.

-Advertisement-

BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy