Fokus

Aksidenti në Gjakovë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 25 November 2026

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus eka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se Policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të këtij vetaksidenti.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka deklaruar për Infokus Krasniqi./Gazeta Infokus/

Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy