Lajme

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 25 November 2026

Një “Volvo” i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 i çoi hetimet për atentatin e dyfishtë në Fier drejt Suedisë dhe Kosovës. Policia e Shqipërisë u kërkoi autoriteteve të të dyja vendeve të dhëna për automjetin që dyshohet se përdorën autorët e vrasjes së Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani.

Hetuesit dyshojnë se makina hyri në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Për këtë arsye, policia u kërkoi homologëve kosovarë të dhëna për kalimin e mjetit dhe po verifikon nëse në transportimin e tij u përfshinë edhe shtetas kosovarë. Autoriteteve suedeze u kërkoi informacion për rrethanat e vjedhjes, historikun e automjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të, shkruajnë mediat në Tiranë.

Policia e gjeti makinën të djegur në fshatin Dërmenas të Fierit. Brenda saj zbuloi katër armë zjarri, tri prej tyre me silenciator. Duke rindërtuar rrugën e automjetit deri në Shqipëri, hetuesit synojnë të identifikojnë autorët e atentatit dhe personat që mund t’i kenë ndihmuar.

-Advertisement-

Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja. Selami Hasani kishte dalë nga burgu vetëm 20 ditë para se të vritej. Ai kishte përfunduar dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy