Lajme

​Përfundon mbledhja e Komisionit për Buxhet, raporti i shpenzimeve të Kuvendit shqyrohet të premten

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 25 November 2026

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Në këtë mbledhje, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar raportin financiar, ndërsa deputetët kanë ngritur pyetje dhe vërejtje lidhur me shpenzimet publike, planifikimin buxhetor dhe përgjegjësitë financiare të Qeverisë, raporton KP.

Mbledhja e Komisionit pritet të mbahet sërish të premten, kur pritet të vazhdojë shqyrtimi i raportit vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2026.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy