Lajme

Kryetari i Veteranëve të Kamenicës pas vizitës në Hagë: Ish-krerët e UÇK-së i gjeta të fortë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 25 November 2026

Milaim Limoni, kryetar i Veteranëve në Komunën e Kamenicës, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka përfunduar vizitat në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka bërë të ditur se vizitat janë realizuar gjatë datave 23, 24 dhe 25 nëntor, ndërsa ka shprehur kënaqësinë që i ka gjetur mirë me shëndet dhe të fortë në qëndrim.

“Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne”.

-Advertisement-

Limoni ka veçuar vizitën e sotme te shoku i tij, “Cali”, duke thënë se qëndrimi i tij e ka emocionuar dhe i ka rikujtuar forcën dhe dinjitetin me të cilin e ka njohur gjithmonë.

“Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tre minuta”, ka shkruar Limoni.

Në fund të postimit, ai ka shprehur respekt dhe krenari për ish-krerët e UÇK-së, me mesazhin: “Liri për çlirimtarët!”

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy