Lajme

Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 25 November 2026

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeverisës do të jetë gati javën e ardhshme.Ai ka theksuar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, Kosova ka stabilitet institucional për zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror.

Kurti ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, ndërsa ka rikujtuar të arriturat e qeverisjes së tij të dytë (Kurti 2), të cilat do t’i prezantojë në një përmbledhje të veçantë.Postimi:
Të dashur qytetarë dhe aktivistë,Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, kemi stabilitet të plotë institucional për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin para nesh. Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës ku janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj. Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit.
Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërkaq Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026. Mirëpo, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2. Dhe, në vijim keni përmbledhjen me të arriturat kryesore të Kurti 2.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy