Lajme

Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 25 November 2026

jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 17:45, kur dy persona, meshkuj kosovarë, kanë raportuar se ishin kanosur nga një person, i cili gjatë incidentit kishte ekspozuar një armë.

Me vendim të prokurorit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, një karikator i zbrazët dhe një sprej.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy