Lajme

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 25 November 2026

Duke iu bashkuar thirrjes së Kosovës për të raportuar dhunën, shefat e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të tij anëtare në Kosovë vizituan sot ekspozitën e Zake Prelvukajt “E djeshmja më tregoi të ardhmen” në Europe House në Prishtinë, duke shënuar fillimin e fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se në vitin 2026, vendi ka regjistruar tetë raste të femicidit, ndërsa është nisur një hetim parlamentar për rastin e fundit dhe funksionimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës.

Shefat e misioneve përcollën një mesazh të përbashkët: siguroni drejtësi, mbroni të mbijetuarat, jepini fund pandëshkueshmërisë.

-Advertisement-

“Dinjiteti njerëzor, barazia gjinore dhe sundimi i ligjit janë vlerat themelore të BE-së. Si partneri më i fuqishëm i Kosovës, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore dhe për të siguruar që gratë dhe vajzat të jetojnë pa asnjë formë të dhunës”, thuhet në njoftim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy