Lajme

KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 25 November 2026

KOSTT ka njoftuar me qëllim të  intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin Prishtina 1, sot më 25 nëntor 2026, nga ora 10:30 deri në 11:30, do të bëhet shkyçja e transformatorit në fjalë.

KOSTT shton se gjatë këtij intervali kohor, konsumatorët që furnizohen nga ana 10 kV e këtij transformatori do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

“Gjatë këtij intervali kohor, konsumatorët që furnizohen nga ana 10 kV e këtij transformatori do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar i ngarkesës deri në 20 MW). Realizimi i këtyre punimeve kontribuon në rritjen e sigurisë, besueshmërisë së furnizimit dhe funksionimit të qëndrueshëm të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy