LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë pranë “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, lëndohet një person (PAMJE)
08:50 | 26 November 2026 Autori: InfokusiNjë aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, në mes të një motoçiklete dhe një veture, shkruan Gazeta Infokus.
Nga pamjet e siguruara nga Infokus shihet se në këtë aksident është lënduar shoferi i motoçikletës.
Këtë e ka konfirmuar edhe për Infokus zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Zagrebi në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana. /Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes:

























