Lajme

“Me armë, fjalë e kamerë në shërbim të atdheu”, Musliu dhe Lushtaku vlerësojnë kontributin e veteranëve të UÇK-së dhe gazetarëve të luf*tës

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 27 November 2026

Ganimete Musliu, së bashku me kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, kanë ndarë mirënjohje për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gazetarët e luftës, në shenjë respekti për kontributin e tyre në rrugëtimin drejt lirisë së vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu ka vlerësuar edhe rolin e grave gjatë luftës, duke theksuar guximin, qëndresën dhe sakrificën e tyre.

“Gratë, me guximin, qëndresën dhe sakrificën e tyre, dëshmuan se liria ishte një ideal për të cilin u vu në shërbim i gjithë populli ynë. Në këtë frymë nderimi, pata kënaqësinë dhe nderin që, së bashku me Kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku, të ndaj mirënjohje për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gazetarët e luftës, në shenjë respekti për kontributin e tyre të çmuar.”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Ajo është shprehur e nderuar që, së bashku me Lushtakun, ka ndarë mirënjohje për ata që kontribuuan në mbrojtjen e atdheut dhe dokumentimin e luftës.

Musliu ka vlerësuar veçanërisht kontributin e gazetarëve, të cilët përmes raportimeve të tyre dëshmuan para botës të vërtetën e luftës në Kosovë.

“Me armë në dorë, veteranët mbrojtën atdheun, ndërsa gazetarët, përmes fjalës, kamerës dhe fotografisë, dëshmuan para botës të vërtetën e luftës sonë”, ka shkruar Musliu./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy