Lajme

“Raportoni mashtrimet gjatë Black Friday”- MINTI u bën apel qytetarëve të kenë kujdes me zbritjet

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 27 November 2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka bërë apel te qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjeve me rastin e “Black Friday”.

Përmes një mesazhi telefonik, kjo ministri u ka kërkuar qytetarëve që të analizojnë mirë zbritjet e ofruara nga bizneset, të marrin kuponin fiskal për blerjet e tyre dhe të raportojnë parregullsitë eventuale, shkruan Gazeta Infokus.

“Bëj kujdes këtë Black Friday! Prano kuponin fiskal, analizo mirë zbritjet, raporto në DMK”, thuhet në mesazhin e dërguar qytetarëve.

-Advertisement-

Konsumatorët mund t’i raportojnë parregullsitë në numrat e telefonit 080011000 dhe +38346311000, si dhe përmes adresës elektronike [email protected]. /Gazeta Infokus/

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy