Fokus

Tetë raste të dhünës në familje vetëm për 24 orë, katër në rajonin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 07 June 2024

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm në ditën e fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Katër prej këtyre rasteve kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, një rast në Lipjan, dy në Prishtinë dhe një në Obiliq.

Ndërsa sipas policisë dy rastetë tjera kanë ndodhur në Pejë, një në Decan dhe një rast i dhunë në familje ka ndodhur edhe në Rahovec.

-Advertisement-

Në shtatë prej këtyre rasteve viktima të dhunës janë gratë të cilat janë sulmuar dhe rrahur nga burrat përvec rastit të Deçanit ku raportohet se brenda familjes një burrë ka tentuar të godasë me mjet të mprehtë familjarin e tij.

Më poshtë gjeni të gjitha rastet me detaje ku dhe si kanë ndodhur:

DHUNË NË FAMILJE

Lipjan / 06.06.2024 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 06.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 06.06.2024-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Obiliq 06.06.2024-22:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 06.06.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 06.06.2024-17:21. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Deçan 06.06.2024-20:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rahovec / 05.06.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera