Dyfish më shtrenjtë, Komuna e Prizrenit i jep tenderin për shërbime shëndetësore kompanisë me çmimin më të lartë
Autori: Gazeta inFokus
17:30 | 07 June 2024
Komuna e Prizrenit në krye me Shaqir Totajn, i ka dhënë tenderin për shërbime shëndetësore një kompanie e cila kishte ofruar ofertën më të shtrenjtë.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin ku shihet se për shërbim shëndetësor, kompania “C.I.K” e cila e fitoi këtë tender ka ofruar 10.32 euro apo afro 5.44 euro më shtrenjtë se sa grupi i operatorëve ekonomikë që u eliminuan nga gara.
Pra konsorciumi “KosovaMed Healthcare SH.P.K” “nDONA SH.P.K”, për një shërbim shëndetësor kanë ofruar vetëm 4.88 euro.
Kontrata mban titullin: “Blerja e shërbimeve shëndetësore për përmbushjen e nevojave për staf shtesë të institucioneve të KPSH-ës”.
E megjithatë komuna në letrën standarde për tenderuesin e suksesshëm shkruan se kompania C.I.K ka ofruar çmimin më të ulët.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin ekonomikisht më të favorshëm] [tenderin me çmimin më të ulët të ofertës së përgjegjshme] si përgjigje ndaj [njoftimit të kontratës] [ftesës për të dorëzuar tenderët në procedurën e kufizuar] [ftesës për të dorëzuar tenderët në procedurën konkurruese me negociata] për aktivitetin e prokurimit te lartcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e saktësuar në tenderin tuaj OPCIONI: C.I.K, Rr.Rexhep Bislimi, 70000, Ferizaj me çmimin prej 10.32 euro sipas çmimit të peshuar”, thuhet në letrën standarde që komuna i ka dërguar kompanisë me çmimin më të shtrenjtë.

Ndërsa sipas letrës për tenderuesin e eliminuar, Komuna është arsyetuar se arsye për këtë janë mungesa e licencës të njërës prej kompanive të përfshira në grupin e operatorëve ekonomikë konkretisht “LICENSA për ofrimin e shërbimeve sociale lëshuar nga Ministria e Drejtësisë”.
Dhe një arsye tjetër sipas tyre është edhe se kompania tjetër që është pjesë e konsorciumit nuk e posedon certifikatën “ISO 9001 2015”.
Gazeta Infokus ka kërkuar sqarim në Komunën e Prizrenit në lidhje me këtë tender dhe arsyet se pse iu dha një ofertuesi që ofroi çmimin më të shtrenjtë mirëpo ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...





























