Fokus

Vazhdojnë punësimet masive në AKP-në, që Albin Kurti premtoi se do ta mbyllte

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 31 January 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë periudhës kur ishte në opozitë, ka pasur shënjestër kryesore shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku sipas tij është konsideruar si institucion i krimit dhe korrupsionit.

Por tashmë në pushtet si kryeministër i vendit del të jetë ndryshme, madje po i jep përkrahje të vazhdueshme këtij agjencioni duke hapur edhe konkurse të reja.
Gazeta inFokus ka raportuar edhe më herët për punësimet që LëvizjaVetvendosje po i bënë në këtë agjenci, por sipas hulumtimit të ri del se AKP-ja ka hapur përsëri konkurs pune për plotë 35 pozita të reja.

LEXO EDHE: AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”

-Advertisement-

Bazuar në këtë hulumtim, në shpalljen konkursit të datës 26.01.2023, AKP-ja kërkon 33 ofrues të shërbimeve në procesin e likuidimit, me pagë 450 euro, dhe kohëzgjatje të kontratës për 6 muaj.
Këta ofrues të shërbimeve kërkohen, 8 për Rajonin e Prishtinës, 3 për Mitrovicën, 9 për Gjilanin, 5 për Pejën dhe 8 për Prizrenin.

Ndërsa menjëherë pas pesë ditëve AKP-ja ka hapur përsëri konkurs pune për dy pozita të lira si “Ofrues i Shërbimeve – Sigurim Fizik”.

Duke parë hulumtimet nga Gazeta inFokus, shihet se Qeverisë Kurti nuk i ka mjaftuar vetëm hapja e pozitave të reja në AKP.

Hiq më pak se para gjashtë ditëve ,Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka shpërblyer AKP-në me një shumë marramendëse të ndarë nga buxheti i shtetit, konkretisht 757 mijë 802 euro.
Gazeta inFokus po vazhdon të përcjellë nga afër fuqizimin e këtij agjencioni që dikur ishte në plan të Kurtit të shuhej./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Albin Kurti shpërblen bordin e menaxhmentin e AKP-së me 800 mijë euro për paga e mëditje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera