Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, përdori identitetin e tjetërkujt për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 12 May 2024

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi dyshohet se ka përdorur identitetin e dikujt tjetër për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë, ku edhe është arrestuar pasditen e së shtunës.

“VJEDHJA E IDENTITETIT DHE PAJISJA E QASJES /LEGALIZIM I PËRMBAJTËS SE RREME – Rr. Eliot Engel, Pejë 11.05.2024 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ishe pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera