Albin Kurti shpërblen bordin e menaxhmentin e AKP-së me 800 mijë euro për paga e mëditje

Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 25 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fushatën para zgjedhore premtoi shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke e konsideruar si institucion të krimit e korrupsionit. Madje shkonte aq larg sa që thoshte se për ndaljen e këtij krimi në AKP e vetmja zgjidhje është shuarja e këtij institucioni.
Ndërsa pa kaluar as edhe dy vite në pushtet, Kurti me vendime të veçanta po i ndanë shuma marrmendëse nga buxheti i shtetit, konkretisht 757 mijë 802 euro, Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Këto akuza i ka hedhur në drejtim të Ministrisë së Financave në krye me Hekuran Muratin, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
Ai përmes një postimi ka thënë se ministri i Kurtit, i ka ndarë me një vendim të veçantë këtë shumë, AKP-së. Derisa ka thënë se sipas kësaj shume i bie që edhe pagat e tyre për të cilat u proklamua nga Kurti se janë zbritur, mbesin ende të njejta. Duke qenë se kjo shumë është ndarë për paga dhe mëditje.
“Ministri Hekuran Murati me vendim të veçantë i ndanë AKP-së 757.802 euro për paga dhe meditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022 Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave. E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njejta, pa i zbritur ato fare”, ka thënë Shala.
Madje deputeti i PDK-së akuzon ministrin e Financave që kjo shumë u nda fshehurazi për AKP-në, pikërisht për të mbuluar vendimin për uljen e pagave.
Gazeta Infokus kishte raportuar viytin që lamë pas për pagat e majme të antarëve të bordit të AKP-së, mëditjet, e mbajtjen e më shumë se 5 vendeve të punës njëkohësisht./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...