Fokus

Ushtria e Kosovës niset për Shqipëri, FSK flet për gazetën inFokus

Autori: Halil Berisha 09:21 | 26 November 2019

Orët e para të së martës, një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë.

Nga tërmeti prej 6.3 shkallësh që goditi qytetin e Durrësit, por edhe disa tërmetë tjerë në Shqipëri, të vdekur kanë mbetur 6 persona e qindra tjerë të lënduar, shkruan gazeta inFokus.

E në ndihmë të tyre, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, njoftoi se është nisur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, ka kontaktuar me Ibrahim Shalën, zëdhënës i Ushtrisë së Kosovës, i cili e ka konfirmuar nisjen e ushtarëve për në shtetin shqiptar.

“Për momentin nuk mund të them diçka më shumë, veçse mund ta konfirmoi se njësia e kërkim shpëtimit e FSK-së, konkretisht e gardës kombëtare të Kosovës është nisur me detyrë me shku në ndihmë të vendet ku kanë rënë tërmetet në Shqipëri, për momentin nuk mund të them më shumë pasi gjithçka po zhvillohet në shpejtësi”, tha Shala.

“Janë rrugës tash për tash, nuk kanë mbërri ende”, përfundoi Shala.

Garda Kombëtare e FSK-së është njësi vartëse e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, e cila me misionin e ri të ushtrisë, do të mbajë e zhvillojë aftësitë operacionale në kuadër të Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile.

Ndërsa njësia e Kërkim-Shpëtimit, është njësi e specializuar për raste të fatkeqësive, ku nevojitet forcë e veçantë për të dalë në ndihmë të qytetarëve.

Kujtojmë, se kjo njësi e FSK-së, është e trajnuar dhe specializuar nga Ushtria Amerikane, sidomos nga ajo e IOWA-s./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera