Fokus

Universiteti i Prizrenit shpërblen me telefona të mençur anëtaret e Këshillit Drejtues

Autori: D.Geci 14:57 | 12 February 2021

Anëtarët e Këshillit të Drejtues do të shpërblehen me telefona të mençur nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Për këtë UPZ ka ndarë 6 mijë euro për të blerë 8 telefona, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu bëhet e ditur në tenderin e shpallur nga UPZ-ja në e prokurorimi.

-Advertisement-

“Furnizim me telefona te mençur per nevojat e anetareve te KD-se, sipas vendimit te Keshillit” thuhet në tenderin e shpallur.

Gazeta Infokus ka provuar të marrë një sqarim nga zyrtari i prokurimit, Egzon Kryeziu, në këtë universitet por një gjë e tillë nuk ka qenë mundur.
Kryeziu nuk ka hapur telefonin edhe pse Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë disa herë gjatë tërë ditës.

Këshilli Drejtuese në Universitetin e Prizrenit përbehet nga Naser Bajraktari, Hajrija Skrijelj, Kushtrim Gashi, Rifat Morina, Drita Krasniq, Ylli Kortoçi, Rifat Hoxha.
Më poshtë Gazeta Infokus ju sjellë tenderin e shpallur nga UPZ-ja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera