Lajme

Tahiri drejtuar ekzekutivit: Merrni masa – Kosova rrezikon të mbesë pa profesionistë

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 12 May 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Alrancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur sot për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Tahiri ka thënë se nuk janë vetëm të papunët që po ikin nga Kosova, por edhe ata që janë të punësuar.

“Një fenomen i rrezikshëm në vendin tonë ka nisë tash e së paku një vit, Kosovën po e lëshojnë e po ikin në vendet tjera, jo vetëm njerëzit e papunë, por për më keq, njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik dhe sektorin privat”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri ka thënë se me këtë trend, Kosova do të mbetet pa profesionistë.

“Në qoftë se vazhdon ky trend për të cilin Qeveria nuk është duke marrë asnjë masë, asnjë veprim për ta penguar, Kosova rrezikon të jetë pa profesionistë, pa rini dhe pa shpresë”.

“Një plan konkret për pengimin e migrimit dhe krijimit të kushteve lidhet me dy veprime që si Aleancë i kemi sugjeruar: e para, me rishikim buxhetor rritja e koeficientit të pagës për të punësuarit në sektorin publik; e dyta, në sektorin ekonomik të dislokohen dhe zhbllokohen mjetet e projekteve kapitale”, ka shtuar Tahiri.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të veprojë sa nuk është bërë vonë.

“Qeveri vepro tash derisa nuk bëhet vonë për këtë vend që vuajti shumë e që luftojë shumë për lirinë e atdheut të vet”, ka përfunduar Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera