Lajme

Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 19 June 2024

Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacinë. Ndeshja ka përfunduar 2-2, duke bërë që Shqipëria t’i ndajë pikët me Shqipërinë.

Kombëtarja shqiptare nisi vrullshëm ndeshjen, teksa hapi ndeshjen në minutën e 11’ me golin e Qazim Laçit, shkruan Gazeta Insajderi.

Në pjesën e dytë më efikas u treguan kroatët, ku në minutën e 74’ shënoi Andrej Kramaric.

-Advertisement-

Pas vetëm dy minutash, Klaus Gjasula shënoi autogol duke kaluar në epërsi Kroacinë.

Ishte Gjasula ai që mbajti gjallë shpresën për kualifikim, kur shënoi në minuta shtesë të ndeshjes.

Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen e radhës me Spanjën, e cila kryeson Grupin B.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera