Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 09 November 2026
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi dhe punësim, duke pretenduar se gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë janë krijuar mbi 85 mijë vende të reja pune. Por, përballë kësaj deklarate qëndrojnë të dhënat zyrtare të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, të cilat tregojnë një realitet dukshëm ndryshe sa i përket rritjes së numrit të kontribuuesve aktivë.
Shifrat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës demantojnë tërësisht pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për sukseset në punësim, pasi numri i kontribuuesve aktivë është rritur për vetëm 12 mijë e 690 nga marsi i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026, shkruan Gazeta Infokus.
Në mars të vitit 2021, kur Albin Kurti mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës, në Trust ishin të regjistruar 330 mijë e 988 kontribuues aktivë, kjo sipas raportit vjetor të këtij institucioni, të miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, sipas raportit të fundit të Trustit, publikuar në shtator të vitit 2026, numri i llogarive aktive rezulton të jetë saktësisht 343 mijë e 678. Pra, pas më shumë se pesë vjetësh qeverisjeje, rritja e numrit të kontribuuesve aktivë rezulton të jetë vetëm 12,690.
Kjo rritje është shumë larg shifrës prej mbi 85 mijë vendeve të reja të punës, me të cilën kryeministri Kurti po prezanton rezultatet ekonomike të qeverisjes së tij.
Shifrat demantojnë Albin Kurtin
Duke folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi të premten se vendi ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit.
“Gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur përafërsisht e mesatarisht me nga një miliard euro në vit, ndërkohë që më herët nevojiteshin tri vjet për një rritje të tillë. Në të njëjtën periudhë gjatë këtyre pesë viteve të fundit mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar”, ka deklaruar Kurti.
Por, derisa kryeministri flet për dhjetëra mijëra vende të reja pune, dokumentet e Trustit nuk tregojnë një rritje të numrit të kontribuuesve aktivë, shkruan Gazeta Infokus.
Madje, të dhënat e fundit tregojnë se në korrik të vitit 2026, Trusti kishte regjistruar 361 mijë e 872 llogari aktive, ndërsa në shtator ky numër kishte rënë në 343 mijë e 678. Kjo paraqet një rënie prej 18 mijë e 194 llogarish aktive brenda vetëm dy muajve, megjithëse luhatjet mujore mund të ndikohen edhe nga punësimi sezonal dhe ndërprerjet e përkohshme të kontributeve.
Një tjetër e dhënë domethënëse është se gjatë tremujorit korrik–shtator 2026, në Trust janë hapur 12 mijë e 342 llogari të reja.
Por hapja e llogarive të reja nuk nënkupton automatikisht rritje të barabartë të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, pasi në të njëjtën periudhë mund të ketë edhe persona që largohen nga puna ose ndërpresin pagesën e kontributeve, shkruan Gazeta Infokus.

Premtimi që nuk u realizua
Punësimi ishte ndër shtyllat kryesore të premtimeve të Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.
Kurti kishte premtuar krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, mbështetje për punësimin e grave, zhvillim ekonomik dhe politika që do të ndikonin në uljen e papunësisë dhe emigrimit. Por, më shumë se pesë vjet pas ardhjes së tij në pushtet, të dhënat e Trustit tregojnë se në këtë sektor Kurti nuk pati sukses.
Përderisa kryeministri e paraqet krijimin e mbi 85 mijë vendeve të punës si një prej sukseseve të qeverisjes së tij, rritja e kontribuuesve aktivë nga marsi 2021 deri në shtator 2026 mbetet vetëm 12,690.
Tani mbetet që Kryeministri Kurti të sqarojë se nga cili institucion i ka marrë të dhënat për krijimin e mbi 85 mijë vendeve të reja të punës, cilës periudhë i referohen ato dhe çfarë metodologjie është përdorur për përllogaritjen e tyre.
Nëse bëhet fjalë për 85 mijë vende shtesë të punës, atëherë Qeveria duhet të shpjegojë pse kjo rritje nuk reflektohet në të njëjtën masë në numrin e kontribuuesve aktivë të Trustit. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...

































