-Advertisement-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje

11:27 | 09 November 2026 Autori: Infokusi

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë së dielës, më 8 nëntor 2026, në komuna të ndryshme të vendit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, ndërsa në tri prej tyre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, rreth orës 21:00, një grua dhe një burrë janë shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje ishin përleshur në mes vete”, thuhet në raportin e Policisë.

Për rastin janë njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Të dyshuarit kanë refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa pas intervistimit janë liruar me vendim të prokurorit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast është raportuar në Klinë, rreth orës 17:48, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Ndërkohë, në Gjakovë, rreth orës 11:30, një tjetër burrë është arrestuar për dhunë në familje ndaj një gruaje.

Sipas Policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar strehimin, duke deklaruar se ndihet e sigurt në banesën e saj.

“Viktima nuk ka lëndime dhe ka refuzuar strehimin, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e sigurt në banesën e saj”, thuhet në raport.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti i katërt është regjistruar në Mitrovicën e Jugut, rreth orës 21:50, ku një burrë ka raportuar se një tjetër person kishte tentuar ta godiste.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kishte tentuar ta godasë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.

Nga katër rastet e raportuara, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa në rastin e Prishtinës dy personat e përfshirë janë proceduar në gjendje të lirë./Gazeta Infokus

Nga: Infokusi
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy