Lajme

Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 09 November 2026

Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të projekteve të inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve, raporton Reuters, transmeton Gazeta Infokus.

Sipas burimeve bankare të agjencisë, ndryshimi është vërejtur gjatë ditëve të fundit, edhe në marrëveshje të mbështetura nga kompani të mëdha teknologjike.

Financuesit po shqyrtojnë më hollësisht të ardhurat e pritshme dhe kushtet kontraktuale të projekteve. Shqetësimi është nëse investimet e mëdha do të sigurojnë kthimin e parashikuar.

-Advertisement-

Raportimi tregon kujdes të shtuar ndaj borxhit të sektorit, por jo ndalim të përgjithshëm të kreditimit./Gazeta Infokus 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy