Lajme

CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 19 June 2024

Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik, zbatimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë, mbrojtja e pandave, përfshirja e Australisë në listën e heqjes së njëanshme të vizave. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e arritura gjatë vizitës së kryeministrit kinez Li Qiang në Australi, nga data 15 derimë 18 qershor.

Përveç këtyre, palët publikuan “Deklaratën e Përbashkët të Rezultateve të Takimit Vjetor midis Kryeministrave të Kinës dhe Australisë”, ku ata angazhohen për bashkëpunim në fushën ekonomike, tregtare, njerëzore e kulturore. Lidhur me këtë, kryeministri australian Albanese tha se vizita ishte një “hap shumë i rëndësishëm” në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në nëntor 2022 dhe nëntor 2023, presidenti kinez Xi Jinping u takua me kryeministrin Albanese, përkatësisht në Bali të Indonezisë dhe në Pekin, ku u arritën konsensuse të rëndësishme për stabilizimin dhe përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Pikërisht në këtë sfond, vizita aktuale e kreut të qeverisë kineze vijoi këtë tendencë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe.

-Advertisement-

Pas një nisjeje të re, si mund të ruhet kjo prirje? Lidhur me këtë pyetje, në një koment të Grupit Mediatik të Kinës jepen përgjigje si, “me respekt të ndërsjelltë, kërkim të pikave të përbashkëta duke shmangur diferencat, si edhe bashkëpunim me përfitime reciproke”.

Sipas komentit, çelësi i marrëdhënieve ndërkombëtare është respektimi i realiteteve kombëtare dhe interesave thelbësore të njëri-tjetrit. Në takimin vjetor mes kryeministrave, pala australiane deklaroi se i përmbahet politikës së “një Kine” dhe nuk mbështet “pavarësinë e Tajvanit” . Ajo nuk do të lejojë që dallimet të mbizotërojnë marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu dhe do të nxisë përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me Kinën. Nëse këto deklarata zbatohen vërtet, ato do të vendosin themele të shëndetshme

Ekonomia kineze dhe australiane janë me ngjyra përplotësuese, ndaj natyrshëm janë partnerë. Kina karuajtur vendin e parë tregtar në tregun e eksportit, duke qenë për 15 vite radhazi burimi më i madh i importit të Australisë.

Vitin e kaluar, vëllimi tregtar Kinë-Australi arriti në229.2 miliardë dollarë amerikanë. Gati 80% e suficitittregtar të Australisë erdhi nga tregtia me Kinën. Nëmarsin e këtij viti, Kina ndërpreu vendosjen e tarifaveanti-dumping dhe subvencioneve ndaj verave të importuara nga Australia. Vetëm në prill, Australia eksportoi afro 86 milionë dollarë australianë ndaj Kinës, shifër kjo që tejkaloi nivelin e tre viteve të shkuara.

Kina ka shprehur gadishmërinë për të zgjeruarnë mënyrë aktive bashkëpunimin me Australinë për automjetet e energjisë re, prodhimin e energjisë të përtëritshme dhe fusha të tjera, të cilat do t’i japin njështysë të re marrëdhënieve dypalëshe. Siç theksoi edheKëshilli i Biznesit Australi-Kinë, pa Kinën, banorët australianë do të paguanin 4.2% më shumë për mallrat e konsumit. Kjo vërteton edhe një herë se tipari thelbësor i marrëdhënieve Kinë-Australi është përfitimi i ndërsjelltë.Zhvillimi i Kinës dhe Australisë duhet parë si njëmundësi, jo si një sfidë ndaj njëra-tjetrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera