SHBA, thirrje “urgjente” për ndërprerjen e luftimeve Izrael Hezbollah
Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 19 Qershor 2024
Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërkufitare dhe uljen e tensioneve mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, ndërsa rritet kërcënimi për një luftë në shkallë të gjerë.
Komentet e të dërguarit të posaçëm amerikan Amos Hochstein në Bejrut u bënë të martën ndërsa sulmet vazhduan të përshkallëzoheshin në të dy anët e kufirit.
Izraeli dhe Hezbollahu filluan shkëmbimet me armë më 8 tetor, një ditë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor.
Sulmet e fundit, duke përfshirë sulmin e Hezbollahut me dron të martën ndaj një tanku izraelit, pasuan një sulm izraelit në Libanin jugor, në të cilin u vra një komandant i lartë i Hezbollahut javën e kaluar.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani, i cili ishte aleat me grupin militant palestinez Hamas, ka thënë se do të ndalonte sulmet vetëm pas arritjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka thënë se ai shpreson për një fund të konfliktit me Izraelin, por është i përgatitur të vazhdojë sulmet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “këmbëngul” për vazhdimin e luftës.
“Ne shpresojmë se lufta do të ndalet shumë shpejt, por nëse Netanyahu këmbëngul për luftë, ai do ta çojë entitetin zionist në katastrofë dhe do ta çojë frontin kundërshtar drejt një fitoreje historike të madhe dhe krenare”, tha ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se Hezbollahu po e vë në rrezik Libanin me përpjekjet e tij për të qenë “mburojë për Hamasin”.
“Agresioni në rritje i Hezbollahut po na çon në prag të asaj që mund të jetë një përshkallëzim më i gjerë, që mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe të gjithë rajonin”, tha zëdhënësi Hagari.
I dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Amos Hochstein i bëri thirrje Hamasit që të pranonte një marrëveshje armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve në konfliktin përgjatë kufirit jugor të Libanit.
Hochstein tha se një armëpushim ose një zgjidhje diplomatike për të ndalur konfliktin Izrael-Hezbollah është “urgjente”.
Sipas mediave, rreth 473 individë në Liban, duke përfshirë 94 civilë, janë vrarë që nga 8 tetori i vitit të kaluar. Zyrtarët izraelitë kanë raportuar të paktën 26 vdekje në Izrael për shkak të konfliktit, 11 prej të cilëve thuhet se janë civilë.
Një pjesë e të dhënave për këtë lajm janë marrë nga agjencitë e lajmeve Reuters dhe Agence France-Presse.VOA

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































