Lajme

Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 26 Tetor 2026

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 12:45.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa tre të arrestuarit, të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, janë liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit e arrestuar lidhur me rastin pjesëmarrje në rrahje  pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit e tjerë ndaj të cilëve është iniciuar rast për vrasje në tentativë ndodhen në kërkim policor”, thuhet në raport.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy