Sport

Sot mësohet finalisti i dytë i “Eurobasket 2017”, luhet Rusi – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 15 September 2017

Sllovenia është skuadra e parë finaliste e Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj, “Eurobasket 2017”, pas fitores 92-72 (25-19, 24-26, 24-12, 19-15 shifrat e periodave) arritur ndaj Spanjës në ndeshjen e parë gjysmëfinale, sfidë e luajtur në Stamboll (Turqi).

Një ndeshje e dominuar nga skuadra sllovene, që u shkëput që në periodën e parë, duke patur vazhdimisht epërsi.

Gjermania luajti pa shumë grintë, tentoi të rikuperojë disi në periodën e dytë, por pa sukses, pasi Sllovenia administroi mirë avantazhin dhe e thelloi edhe më shumë atë në pjesën e dytë.

-Advertisement-

Skuadra e dytë finaliste e Europianit do të përcaktohet nga ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Rusisë dhe Serbisë, një tjetër përballje e fortë, mes dy ekipesh rivale.

Faza finale e këtij turneu po zhvillohet në Turqi, ndërkohë që faza në grupe u organizua në 4 shtete të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera