Lajme

Gjykata e Apelit e kthen në paraburgim Enver Sekiraqën

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 17 May 2024

Gjykata e Apelit e ka kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën, të dënuar me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Sekiraqa do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi ndaj tij ta marrë formën e prerë, shkruan Gazeta Infokus.

Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e dënoi Sekiraqën me 25 vite burgim, thuhej se ai do të qëndroj në liri derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë. Megjithatë, sipas një njoftimi të Apelit, vendimi tashmë është ndryshuar.

-Advertisement-

“Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN1.S.nr.91/2024, të datës 17.05.2024, e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020 të datës 03.05.2024, e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurit E.S, i është caktuar masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykimin e gjykatës themelore” thuhet në njoftimin e Apelit.

I akuzuari Enver Sekiraqa, më 3 maj 2024, është dënuar për herë të tretë./Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera