Lajme

Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 17 May 2024

Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Shtuni ka theksuar se besueshmëria e qeverisë Kurti te aleatët është cenuar.

“Rregullat dhe kushtet për anëtarësim i bëjnë shtetet anëtarë, që i kishin bërë të qarta prej kohësh pritshmëritë ndaj lidershipit të Kosovës mbi përbushjen e obligimeve të marra për Asociacionin. Pra, prisnin hapa konkret të përcaktuar qartë, jo vetëm premtime e zotime alternative, sidomos kur dihet se besueshmëria tashmë është cenuar për shkak të mungesës së qasjes bashkëpunuese dhe veprimeve të vazhdueshme kokëmëvete”, ka thënë Shtuni.

-Advertisement-

Tutje, Shtuni ka theksuar se në gjithë këtë proces, u anashkalua Presidentja, Vjosa Osmani.

“Kësaj here, trajtimit anashkalues ndaj partnerëve kyç ndërkombëtarë nga Kryeministri, ju shtua edhe anashkalimi i insittucionit të Presidentit të Kosovës, një manifestim tjetër i frymës diktuese dhe qasjes përçarëse dhe jo bashkëpunuese, kësaj herë brenda kampit politik të koalicionit qeverisës. Një hap tjetër i hedhur huq nga mendjemadhësia, një mundësi tjetër e shpërdoruar, një kosto më shumë për popullin e Kosovës”, ka theksuar ai. /Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera