“Sa do të doja ta fitonte Topin e Artë”, Ancelotti: Nëse siguron Euro 2024…
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 15 May 2024
Real i Madridit po i shijon ndeshjet e fundit në La Liga, kompeticion të cilin e fitoi për herë të 36-të, si asnjë skuadër tjetër në Spanjë.
Djemtë e Carlo Ancelottit triumfuan 5-0 kundër Alavesit, ndërkohë që gjithë fokusi është te finalja e Champions League kundër Borussia Dortmund. E programuar për datën 1 qershor në “Wembley”.
“Los Blancos” duan të fitojnë turneun më të rëndësishëm për klube – aty ku janë rekordmenë me diferencë krahasuar me rivalët – për herë të 15-të në histori.
Pas fitores me “manita” në “Santiago Bernabeu”, Ancelotti u ndal gjatë fjalës së tij te Toni Kroos, prej vitesh një ndër mesfushorët më të mirë në planet bashkë me kolegun Luka Modric.
“Do të doja shumë ta shihja Kroos duke fituar Topin e Artë, por nuk mendoj se do të ndodhë… Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur.
Kemi Europianin këtë verë. Nëse Toni fiton Champions League dhe Euro 2024 me Gjermaninë atëherë mund të luftojë për fitimin e Topit të Artë”, theksoi tekniku italian.
34-vjeçari nga Greifswald po kalon një formë të mrekullueshme dhe është afër fitimit të Championsit për herë të gjashtë me fanellën e Realit.
Kroos u rikthye edhe në kombëtaren gjermane gjatë këtij viti, duke treguar menjëherë se klasi i tij i kanë munguar shumë katër herë kampionëve të botës.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































