Lajme

“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 17 May 2024

Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shpesh ka gënjyer për të ndihmuar ish presidentin dhe familjen e tij.

Deklaratën bombë e bëri në vijim të dëshmisë në procesin penal ndaj Trump për blerjen e heshtjes së një aktoreje të filmave për të rritur para fushatës presidenciale që e çoi në Shtëpinë e Bardhë!

Gjykata, e ka thirrur Michael Cohen si dëshmitar të ngjarjes, teksa ky i fundit pretendon se akuza ndaj Trump është e vërtetë duke sjellë një në tryezë një bisedë telefonike që sipas tij e provon këtë.

-Advertisement-

Avokati I Trump, tentoi ta paraqesë ish përfaqësuesin ligjor të klientit të tij dhe dëshmitar kyc të prokurorisë si person të pabesueshëm.

Cohen për të përforcuar deklaratën solli në vëmendje një dëshmi para një Komisioni të Kongresit për një projekt të planifikuar të ndërtimit të Kullës Trump në Moskë, që nuk u realizua kurrë.

Avokati tha se gënjeshtrat kishin për qëllim të ndihmonin zotin Trump në atë kohë, ndërsa mbrojtësi I ish presidentit e pyeti “E dije që po gënjeje?””

Po”, ish përgjigja.

Avokati i Donald Trump thotë se historia e telefonatës është një trillim.

Todd Blanche tha se biseda ishte një shkëmbim batutash konfidenciale dhe jo kërkesë llogarie për një pagesë prej 130,000 dollarësh që bleu heshtjen e Daniels.

Blanche u tha prokurorëve se e Cohen kishte gënjyer më parë Kongresin dhe Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së dhe kishte gënjyer edhe në gjykatë.

Cohen pranoi se ai kishte fajësuar të tjerët, përfshirë Trumpin, pas dënimeve të tij penale për taksat dhe akuzat për financimin e fushatës presidenciale të vitit 2016.

“A ju prek personalisht rezultati i këtij gjyqi?” Pyeti Blanche.

“Po,” tha Cohen, duke ruajtur qetësinë e tij ndërsa u përgjigjej pyetjeve, në kontrast me komentet e tij të mëparshme.

Cohen do të vazhdojë të dëshmojë kur gjyqi të rifillojë të hënën.

Trump është deklaruar i pafajshëm në gjyqin e parë penal të një ish-presidenti amerikan

Çështja e Nju Jorkut, një nga katër hetimet penale me të cilat Donald Trump përballet ndërsa sfidon Joe Biden për zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e nëntorit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera