Lajme

Vdẹs pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 17 May 2024

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës e cila ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.

“Telegram ngushëllimi!

-Advertisement-

Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rrustem Palushi familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Kurse familja e tij ka njoftuar se Palushi vdiq pas një sëmundje të shkurtë, në moshën 61 vjeçare.

Ata njoftojnë se varrimi do të bëhet në varrezat e familjes Palushi, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, sot më 17 maj, nga ora 16:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera