Lajme

Policia arreston personin që ishte arratisur nga burgu i Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 17 May 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë një të dyshuar i cili ishte në arrati prej një viti.

Rasti ka ndodhur në Gjilan.

Përgjatë kohës sa ky person ishte në arrati, ai ka kanosur edhe dy persona të tjerë.

-Advertisement-

“Gjilan /15.07.2023 – 15:40. Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera