Lajme

Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 17 May 2024

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Strasburg po mbajnë sesionin vjetor në 75-vjetorin e themelimit të Organizatës.

Por çështja e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm nuk është pjesë e agjendë.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani e ka cilësuar si mundësi të humbur historik për Kosovën për mos përfshirjen e anëtarësimit të saj në agjendës e takimit të Këshillit të Evropës.

-Advertisement-

Ministri Hasani tha se Kosova duhet të plotësojë me shpejtësi zotimet e saj në mënyrë që anëtarësimi i saj të përfshihet në mbledhjen më të afërt të KiE.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.

Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur ç’ka i kemi borxh popullit të Kosovës”, ka shkruar Hasani në facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera