Fokus

Skandal| Albin Kurti paguan 10 milionë për rrymën e serbëve në veri, ata i paguajnë “Elektrokosmetit”!?

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 30 April 2020

Skandale të shumta, protesta e ankesa të qytetarëve e kanë përcjelle Kosovën me vite për shkak të problemeve me pagesat e energjisë elektrike të qytetarëve të veriut të Mitrovicës.

Nga përfundimi i luftës, energjia elektrike e konsumuar nga serbet e veriut, fillimisht është paguar nga fondet e BE-së e nga shpallja e pavarësisë këtë e kanë paguar qytetarëve të Kosovës.

Në faturat e tyre është ngarkuar edhe shpenzimi i serbeve të veriut.

-Advertisement-

Në vitin 2017 kur kjo temë u skandalizua dhe pati reagime të mëdha të organizatave jo qeveritare, mediave dhe qytetarëve, pagesa u hoq nga faturat e pjesës tjetër dhe e mori përsipër qeveria ta paguajë nga buxheti i shtetit.

Mirëpo tani e njëjta energji e konsumuar nga banoret e veriut të Mitrovicës del se paguhet dyfish.

Inkasimi në veri behët nga një kompani serbe dhe të njëjtën energji e paguan edhe buxheti i shtetit.

Të mërkurën Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ndau 10 milionë euro për këtë qështje.

Ndërkaq në të njëjtën kohë inkasimin atje është duke e bërë kompania serbe “Elektroprivreda serbije”, nëpërmjet “Elektrokosmet”.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe faturat që i dërgon kjo kompani dhe sipas informatave të siguruara kjo gjë është duke ndodhur tash e sa muaj.

Në faturën veç shkrimit që nuk është me shkronja latine edhe valuta nuk është me euro por me dinarë serb, shkruan gazeta inFokus.

Në bazë të kësaj shihet se serbët në atë anë, nuk e paguajnë rrymën në Kosovë, kjo duke shkaktuar edhe humbje e dëme të mëdha për shtetin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, këtë të mërkurë ka bërë me dije se për këtë punë, Qeveria ka ndarë 10 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 10 milionë eurosh, e cila shumë është siguruar për furnizimin me energji elektrike të veriut”, ka thënë Kryeziu.

Në fakt, kështu sikur tash, ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Banorët e veriut të Kosovës, në fakt në Kosovë, nuk kanë paguar energjinë elektrike që prej vitit 1999, derisa pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Kosovës më 2017 për të hequr koston e furnizimit të veriut nga faturat e energjisë elektrike të konsumatorët e pjesëve tjera, KOSTT-i është ballafaquar vazhdimisht me mungesë të mjeteve financiare shkaku i kësaj çështje.

Kjo telashe lidhet edhe me moszbatimin e marrëveshjes për energjinë që ishte nënshkruar në vitin 2013 nëpërmjet përfaqësuesve të Prishtinës e Beogradit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera