Sport

Shpend Ahmeti: Sonte, testi final për pranimin e Stadiumit “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 13 August 2018

Ndeshja për Superkupën e Kosovës që zhvillohen sonte në ora 20:00 në mes të Dritës dhe Prishtinës, është ndeshja e parë në stadiumin e renovuar “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaFokus.

Kjo do të jetë një përballje tejet e rëndësishme pasi do të ketë mbikëqyrje të drejtpërdrejte nga përfaqësuesit e UEFA-së.

Në lidhje me këtë në konferencën e mbajtur për media është shprehur edhe i pari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

“Ftojmë grupet e tifozëve, “Intelektualët” dhe “Plisat”, si dhe të gjithë dashamirët e futbollit, që të kujdesemi së bashku për këtë fazë të fundit dhe vendimtare testuese për stadiumin tonë “Fadil Vokrri”, stadium ky ku do të zhvillohen ndeshjet kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare”, është shprehur Shpend Ahmeti. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera