Fokus

Shpend Ahmeti “ngujon” fëmijët me nevoja të veçanta

Autori: Doresa Geci 13:06 | 07 March 2019

Dhjetëra fëmijë me nevoja të veçanta nuk mund të shkojnë në shkollat e Prishtinës me autobusë.

Për fëmijët që për arsye shëndetësore përdorin karroca nuk ka vend të veçante për pritje e në shumë raste nuk kanë as se si të hypin në autobus.

Ky është një nga shqetësimet e mëdha të zyrtarëve të organizatës që përfaqëson personat me nevoja të veçanta në Kosovë “Handikos”.

-Advertisement-

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti deri me tani iu ka mundësuar vetëm tre fëmijëve me nevojë të veçanta transport të përshtatshëm.

Ndërsa sipas Afrim Maliqi drejtor i Handikosit, kushtet të cilat po ofron Komuna për nxënësit me nevoja të veçanta janë shumë të pafavorshme.

“Një kombi- bus i cili është i përshtatshëm për fëmijët më aftësi të kufizuar ka ardhur që tre vjet por tek në fund tani arritëm me funksionalizuar për tre fëmijë. Mirëpo nevojat janë hala më të mëdha, numri i fëmijëve që janë më nevoja të veçantë të cilët duhet t përfshihen në arsim, respektivisht në transport janë shumë mëdha”, ka thënë Maliqi për gazetën inFokus

Sipas tij, në mënyrë që këta fëmijë të integrohen në shoqëri duhet që të iu krijohen disa kushte.

“Në qoftë se Komuna e Prishtinës siguron autobus të qasshëm për këtë kategori me ato hyrjet speciale dhe nëse i rregullon stacionet të përshtatshëm për të gjithë, atëherë nuk do te kishte nevoje shumë për këtë lloj kombi, pasi që ata autobusë do të mund të shfrytëzofshin edhe nga kjo kategori e nxënëseve”, ka deklaruar ai.

Maliqi vlerëson se po të përmbusheshin siç duhet nevojat infrastrukturore nevoja për kombi do të ishte shume më e vogël.

“Vetëm në raste specifike për arsyeje se është e pamundur te mbulohet me kombi të gjithë fëmijët me  nevoja të veçanta. Atëherë do ti bije se do të duhet të ketë shumë e shumë kombi tjerë”, thotë ai.

Shoqata Hendikos dhe ndërmarrja Trafiku Urban kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për transportimin e organizuar të fëmijëve me aftësi të  kufizuara.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarët e komunës së Prishtinës për gazetën inFokus.

Sipas Miranda Mullafazliut, zyrtare përgjegjëse për marrëdhënie me media, përmes kësaj marrëveshje për fëmijëve do te iu mundësohet transport falas nga shtëpi në shkollë dhe anasjelltas.

Ajo thotë se janë pesë fëmijë që do të përfitojnë nga ky transport.

“Mjeti i transportit është siguruar nga Komuna e Prishtinës, dhe është marr donacion nga kompania “Iveco”. Momentalisht transporti është duke iu ofruar pesë fëmijëve dhe është pa pagese” ka thënë Miranda Mullafazliu për gazetën inFokus.

Por, se numri fëmijëve më nevoja të veçanta që do të transportohen më këtë lloj kombi-busi  është pesë e mohon drejtori i Handikosit, Afrim Malit.

Sipas tij, janë vetëm tre fëmijë që barten me automjetin special të siguruar nga Komuna e Prishtinës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera