Fokus

Selmanaj: Do të kërkojmë llogari nga Haradinaj për shpenzimet marramendëse

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 12 February 2019

Gjatë ditës së martë, Gazeta inFokus, ka raportuar se për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Qeveria Haradinaj ka ndarë gjithsej 500 mijë euro.

Para këto, të dedikuara për të shënuar përvjetorin e pavarësisë.

Kjo shumë e ndarë nga qeveria, ka shkaktuar paknaqësi tek deputetët e opozitës.

-Advertisement-

Driton Selmanaj, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike, për inFokus, tha se kjo shumëë e ndarë nga qeveria Haradinaj është e tepërt dhe se për këtë fakt do të kërkojnë llogari.

“Ne edhe në cilësinë e komisionit për buxhet dhe financa do të kërkojmë llogari nga kryeministri për shpenzime marramendëse jo vetëm për këtë rast por edhe për raste të tjera”, tha Selmanaj.
Selmanaj, për inFokus, shtoi se viti 2018, janë mbi 8 miljon euro të cilat janë shpenzu me vendime të kryeministrit për gjëra të paparashikuara.

“Afërsisht 8 miljon euro janë shpenzu nga qeveria Haradinaj gjatë vitit 2018. Para të cilat duhet të ruhen për situata emergjente ndërkohë që kryeministri i vendit ka vendos me vendime të shpejta dhe të pamenduara mirë këto shpenzime”, theksoi ai.

Ai, më tej, pohoi se dhe për përvjetorin e Skënderbeut po edhe për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë ndarë shuma të mëdha parash, krejtësisht të panevojshme.
Por mbi 300 mijë euro do të i marrë vetëm kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar tenderin këtë tenderë.

Vetëm rregullimi dhe stolisja e sheshit do ti kushtoj buxhetit të shtetit më shumë së 100 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

Në bazë të të dhënave që gazeta inFokus ka siguruar kjo kompani do të marrë mbi 137 mijë për rregullimin e sheshit.

Ndërsa mbi 32 mijë euro do të marrë për koncertin që do të mbahet me 17 shkurtë në sheshin e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera